Akademiku britanik i Oxfordit: Jam i sigurt se juristët e Hagës do të kishin bërë karrierë të shkëlqyer në Jugosllavinë e Rankoviqit
28 shtator 2026
| 11:16
Akademiku britanik dhe profesori në Universitetin e Oxfordit, James Pettifer, ka kritikuar juristët e angazhuar në proceset gjyqësore në Hagë.
Në një postim në platformën “X”, Pettifer ka shkruar: “Po, jam i sigurt se juristët e Hagës do të kishin bërë karrierë të shkëlqyer në Moskën e Brezhnjevit apo në Jugosllavinë e Rankoviqit”.
Pettifer ka komentuar në mënyrë kritike mënyrën e funksionimit të proceseve gjyqësore në Hagë, duke e krahasuar atë me periudha të njohura për sistemet represive politike dhe të drejtësisë.




