Osmani takoi presidentët e Sierra Leones dhe Palaut në Nju-Jork
28 shtator 2026
| 11:10
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar pamje nga takimet me presidentin e Sierra Leones dhe atë të Palaut gjatë qëndrimit të saj në Nju – Jork.
Osmani ka thënë se bëhet fjalë për dy shtete për të cilat Serbia kishte pretenduar se e kishin tërhequr njohjen e Kosovës.
“Me presidentin e Sierra Leones dhe me presidentin e Palaus, javën që shkoi në Nju-Jork. Të dyja shtete për të cilat Serbia pretendonte se e kishin tërhequr njohjen e Kosovës”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.



