Hamza: Nëse kalon projektligji për Dhomat e Specializuara, jemi të hapur të diskutojmë për presidentin
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë para seancës plenare se miratimi i projektligjit për Dhomat e Specializuara është prioritet për partinë e tij dhe për Kosovën.
Hamza ka bërë të ditur se në takimin me kryeministrin Albin Kurti kanë diskutuar për situatën politike, projektligjin dhe çështjen e presidentit.
“Jemi duke punuar, është domosdoshmëri për PDK-në, por edhe për Kosovën. Për historinë dhe të ardhmen e Kosovës, është top prioritet kalimi i këtij projektligji. Ne nuk po kërkojmë që të ndalet drejtësia, ne jemi kundër padrejtësisë. Nuk besoj që ka asnjë arsye që partitë e tjera të mos e mbështesin.
Situata politike dhe kalimi i këtij projektligji, por edhe tema të tjera, përfshirë temën e presidentit. Për PDK-në, ligji është pika e parë.
Nuk kemi folur për emrat, mirëpo nëse kalohet ligji, jemi të hapur për të diskutuar tema të tjera”, ka thënë Hamza.



