Deklarata për çlirimtarët, Rugova: Duhet votuar, por ta shohim si po koordinohet teksti
28 shtator 2026
| 11:05
Deputeti i LDK-së, Ukë Rugova, ka thënë para nisjes së seancës plenare se grupi parlamentar i kësaj partie do ta shqyrtojë tekstin e deklaratës për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara, para se të përcaktojë qëndrimin.
“Ta shohim. Jemi duke shkuar në mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe do të shohim. Patjetër duhet me votu, vetëm ta shohim qysh po koordinohet teksti”, u shpreh ai.
Rugova ka folur edhe për situatën politike në vend, duke thënë se është e rëndësishme të zgjidhet presidenti dhe të shmangen zgjedhjet e reja.
“Po presim të shkojmë në takim. Mirë është me u zgjedh presidenti i Kosovës, t’i shmangim zgjedhjet për hir të popullit të Kosovës dhe për hir të miqve tanë ndërkombëtarë”, ka thënë Rugova.



