Mustafa: Nuk jam propozuar për president, nuk ka dakordim me mua
28 shtator 2026
| 16:30
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa, ka deklaruar se nuk është propozuar si kandidat për president të Kosovës.
I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë çështje, Mustafa ka thënë se nuk ka pasur asnjë dakordim me të për një kandidaturë të tillë.
“Jo, unë nuk jam propozuar. Nuk është e dakorduar me mua”, ka thënë Mustafa.
Ndërkaq, i pyetur për komentet se mund të ketë një ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, Mustafa është shprehur se nuk i sheh këto deklarata.
“Nuk i shoh hiç”, ka thënë ai.



