Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së

28 shtator 2026 | 22:13

Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së

Pjesëmarrësit mbanin flamujt e ShBA-ve, Kosovës dhe të Shqipërisë, si dhe pankarta me mesazhet “Not in My Name” dhe “Freedom Has a Name: UÇK”.

Në protestë folën kryetari i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Teksas, Visar Visoka, veterani i UÇK-së, Ekrem Hyseni, ish-kryetari i komunitetit, Nazar Mehmeti, Bruno Ceka, Ruzhdi Halili, Agim Halili dhe zëvendëskryetari i Bashkisë së Wylie, z. Gino Mulliqi.

Folësit e cilësuan verdiktin të padrejtë, shprehën besimin e tyre në procesin e apelimit dhe bënë thirrje për bashkimin e faktorit politik shqiptar në Kosovë dhe në diasporë për mbrojtjen e historisë së luftës çlirimtare.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gazetari Enver Robelli ka publikuar një fotografi të rrallë, e…