Hamza në natën e 13-të të protestës: Bashkë me familjen në shesh, “Liri për çlirimtarët!”

28 shtator 2026 | 22:19

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka publikuar pamje nga protesta e mbajtur sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në natën e 13-të të protestave.

Ai ka thënë se së bashku me familjen ishte në shesh, përkrah qytetarëve që po protestojnë, duke e cilësuar UÇK-në si një nga vlerat madhore të vendit.

“Bashkë me familjen, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, në natën e 13-të, përkrah qytetarëve të jashtëzakonshëm të këtij vendi, të bashkuar rreth vlerës sonë madhore: UÇK-së”, ka shkruar ai.

Në fund të postimit, kryetari i PDK-së ka përcjellë edhe mesazhin: “Liri për çlirimtarët! Jo në emrin tim!”

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së…