Kuvendi i Skenderajt miraton njëzëri deklaratën “Jo në emrin tim”
Kuvendi Komunal i Skenderajt ka miratuar njëzëri propozimin për Deklaratën “Jo në emrin tim”, e cila shpreh mospajtimin me aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka falënderuar të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal për mbështetjen e deklaratës.
“Përmes kësaj deklarate shprehim mospajtimin me aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, solidaritetin me familjet e tyre dhe ritheksojmë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë për liri dhe çlirim”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.
Ai e ka cilësuar votimin e njëzëshëm si dëshmi të qëndrimit të përbashkët të Kuvendit dhe qytetarëve të Skenderajt.



