Haaland drejt La Ligës, Barcelona dhe Real Madridi presin vendimin për dënimin e Man Cityt
Erling Haaland është rikthyer në radarët e Barcelonës dhe Real Madridit, të cilat po monitorojnë nga afër situatën e sulmuesit norvegjez te Manchester City.
Sipas raportimeve në Angli, klubet spanjolle po presin vendimin përfundimtar në procesin financiar ndaj Cityt, pasi një sanksion i rëndë mund të ndikojë në të ardhmen e disa prej yjeve të skuadrës. Megjithatë, Haaland nuk është në shitje dhe nuk ka asnjë indikacion se Manchester City po planifikon ta largojë atë.
Sulmuesi 26-vjeçar ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2034. Sipas raportimeve, komisioni i pavarur që po shqyrton rastin ka konsideruar të provuara 114 nga 115 shkeljet financiare për të cilat akuzohet City. Megjithatë, vendimi përfundimtar dhe sanksioni ende nuk janë përcaktuar, ndërsa Manchester City ka të drejtë të apelojë.
Në rast të një dënimi të rëndë, e ardhmja e disa futbollistëve kryesorë mund të bëhet objekt diskutimi në tregun e transferimeve, me Haalandin që shihet si emri kryesor në radarët e dy gjigantëve spanjollë.



