Rënie për 36,2 % i ndërmarrjeve të regjistruara në muajin gusht

29 shtator 2026 | 12:01

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar repertorin statistikor mbi ndërmarrjet ekonomike në Kosovë për muajin gusht.

Në gusht 2026 krahasuar me muajin paraprak, kemi rënie për 36,2 % të ndërmarrjeve të regjistruara.

Ndërsa krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, kemi rënie për 5,4 % të ndërmarrjeve të regjistruara.

Numri i ndërmarrjeve të regjistruara sipas sektorëve

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij mujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 207 (20,5 %), Informacion dhe komunikim me 113 (11,2 %), Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 109 (10,8 %) etj.

Numri i ndërmarrjeve të regjistruara sipas kategorisë

Në kategorinë “Mikro Ndërmarrje” (0 deri në 9 të punësuar) janë gjithsej 1 003 ndërmarrje të regjistruara, në kategorinë “Ndërmarrje të Vogla” (10 deri 49 të punësuar) janë gjithsej 7 ndërmarrje të regjistruara, në kategorinë “Ndërmarrje të Mesme” (50 deri 249 të punësuar) dhe në kategorinë “Ndërmarrje të Mëdha“ (250+), nuk kemi ndërmarrje të regjistruara këtë muaj.

Numri i ndërmarrjeve të regjistruara sipas shtrirjes gjeografike

Shtrirja gjeografike e ndërmarrjeve të regjistruara në nivel rajoni është: Rajoni i Prishtinës prinë me 463 ndërmarrje të regjistruara (45,8 %), rajoni i Prizrenit me 124 (12,3 %), rajoni i Mitrovicës me 93 (9,2 %), rajoni i Ferizajt me 90 (8,9 %), rajoni i Pejës me 88 (8,7 %), rajoni i Gjakovës me 82 (8,1 %) dhe rajoni i Gjilanit me 70 (6,9 %).

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Trepça dhe Bashkimi përballen të martën mbrëma për trofeun e…