KRU “Prishtina” investon mbi 1 milion euro në modernizimin e autoparkut
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka zgjeruar dhe modernizuar flotën e autoparkut, në kuadër të investimeve për rritjen e kapaciteteve operative dhe përmirësimin e shërbimeve për konsumatorët.
Sipas kompanisë, në kuadër të këtij investimi janë siguruar gjithsej 20 mjete të reja, të përbëra nga: 10 vetura; 7 kamioneta; 2 ekskavatorë; 1 autobot.
Vlera e përgjithshme e investimit është mbi 1 milion euro.
Nga KRU “Prishtina” kanë thënë se mjetet e reja do të mundësojnë rritjen e efikasitetit të ekipeve në terren, reagim më të shpejtë ndaj intervenimeve dhe kërkesave të konsumatorëve, si dhe forcimin e kapaciteteve operative të kompanisë.
Sipas kompanisë, ky investim përbën një hap të rëndësishëm në modernizimin e flotës dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve që ofrohen për konsumatorët.



