Hani i Elezit përfundon projektin e ndriçimit në Paldenicë dhe Ramukë
29 shtator 2026
| 16:31
Komuna e Hanit të Elezit ka përfunduar projektin për ndriçimin publik në fshatrat Paldenicë dhe Ramukë.
Në emisionin “Fol me Arin”, kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka deklaruar se realizimi i këtij projekti ka qenë i domosdoshëm për banorët e këtyre zonave.
“Qytetarët e kanë kërkuar këtë projekt. Kjo është më shumë për shkak të lëvizjeve. Ky projekt është planifikuar të mbarojë vitin e kaluar, por për shkak se nuk kemi pasur mjete, për shkak të kontratave kolektive, siç e dini më, këtë vit është realizuar dhe jemi shumë të kënaqur”, ka thënë ai.



