NATO i përgjigjet Moskës: Kërcënimet bërthamore dhe sulmet hibride nuk do ta ndalin mbështetjen për Ukrainën

30 shtator 2026 | 08:39

NATO ka reaguar ashpër ndaj “retorikës bërthamore të papërgjegjshme” të Rusisë, e cila ishte përfshirë në një dokument të dërguar zyrtarëve të Aleancës. Në këtë tekst, Moska akuzon NATO-n për “provokime” ndaj enklavës së Kaliningradit.

“Ne dënojmë fuqimisht kërcënimin për përdorimin e forcës ushtarake, përfshirë çdo retorikë bërthamore të papërgjegjshme”, deklaroi zëdhënësja e NATO-s, Alison Hart. Ajo konfirmoi se Aleanca e kishte marrë dokumentin dhe po i kthente përgjigje.

Përmbajtja e letrës u publikua nga Ambasada ruse në Bruksel përmes platformës X. Në të, Rusia shpreh “shqetësimin” për “veprimet provokuese” të NATO-s lidhur me Kaliningradin dhe paralajmëron se është e gatshme të përgjigjet “me të gjithë arsenalin e saj”.

Ambasada ruse pretendoi se aktiviteti ushtarak i Aleancës përgjatë kufijve perëndimorë të Rusisë, përfshirë zonën e Kaliningradit, ka arritur nivele të paprecedenta.

Kaliningradi, i njohur më parë si Königsberg në Prusinë Lindore, iu aneksua Bashkimit Sovjetik në vitin 1945. Territori nuk ka kufi të drejtpërdrejtë me Rusinë, ndërsa kufizohet nga Polonia dhe Lituania dhe shtrihet përgjatë Detit Baltik.

Në dokumentin e drejtuar NATO-s, Moska paralajmëroi se do të përdorë të gjithë arsenalin e saj për mbrojtjen e territorit rus, nëse vendet anëtare të Aleancës përpiqen ta izolojnë Kaliningradin nga pjesa tjetër e vendit.

Vendet e NATO-s kanë shprehur shqetësim për shtimin e sulmeve hibride në territoret e tyre, të cilat ia atribuojnë Rusisë. Si kundërpërgjigje, ato kanë rritur praninë ushtarake, veçanërisht përgjatë krahut lindor të Aleancës.

“Përdorimi i kërcënimeve hibride nga Rusia është shenjë dëshpërimi, por kjo nuk do të na pengojë të vazhdojmë mbështetjen për Ukrainën”, deklaroi një zëdhënëse e NATO-s.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai dhe një…