Vritet presidenti i Botev Plovdivit në Bullgari

30 shtator 2026 | 12:49

Biznesmeni i njohur bullgar dhe presidenti i klubit të futbollit Botev Plovdiv, Iliyan Filipov, është vrarë në qytetin e Plovdivit, raportojnë mediat lokale. Filipov, i cili ishte pronar i kompanisë së transportit dhe logjistikës PIMK dhe aksionar kryesor i Botev Plovdivit, është qëlluar për vdekje rreth orës 01:00 të së mërkurës, në një pronë në qytet.

Pas vrasjes, autoritetet kanë ndërmarrë masa të shtuara sigurie, ndërsa hyrjet dhe daljet kryesore nga Plovdivi janë bllokuar përkohësisht, raportuan mediet bullgare.

Prokurorja e Qarkut të Plovdivit, Vanya Hristeva, ka deklaruar se hetuesit po shqyrtojnë të gjitha mundësitë për zbardhjen e rastit.

“Po ndjekim në mënyrë aktive të gjitha pistat e mundshme”, ka thënë Hristeva në një konferencë për medie.

Hetimet për vrasjen janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur detaje për motivin apo personat e dyshuar për kryerjen e krimit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Fatlind Krasniq shpall të pavlefshme dëftesën e plotë të sh.f.m.u-së,…