Man City në ankth për dënimin, Haaland mund të bëhet objekt i tregut

30 shtator 2026 | 11:17
Manchester City po përballet me pasiguri rreth çështjes së shkeljeve financiare, e cila mund të ndikojë edhe në të ardhmen e disa prej yjeve të skuadrës.

Klubi është shpallur fajtor për 114 nga 115 shkeljet financiare të pretenduara për periudhën 2008-2019, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret pas procesit të ankesave dhe apelimit.

Në këtë situatë, vëmendje të veçantë ka marrë Erling Haaland, i cili në vitin 2025 rinovoi kontratën me Manchester Cityn deri në vitin 2034. Klubi synonte ta siguronte sulmuesin për një periudhë afatgjatë dhe ta mbronte projektin e tij nga interesimi i klubeve të mëdha evropiane.

Në kohën e rinovimit, Haaland kishte deklaruar se nuk ishte i shqetësuar nga çështja financiare e Cityt dhe se kishte besim te klubi.

Megjithatë, nëse Manchester City do të përballej me një dënim të rëndë, përfshirë edhe një rënie të mundshme nga Premierliga, e ardhmja e Haalandit mund të bëhej temë diskutimi në tregun e transferimeve.

Kontrata deri në vitin 2034 e lidh fuqishëm norvegjezin me Cityn, por nuk do të nënkuptonte domosdoshmërisht se ai do të qëndronte në klub pavarësisht çdo sanksioni të mundshëm.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për bashkëpunim…