Lojtarët më të paguar nga secili klub i Premierligës

29 shtator 2026 | 16:07

Premierliga është gara vendore më e pasur në futbollin botëror dhe tërheq disa nga emrat më të mëdhenj të këtij sporti, me një numër të konsiderueshëm lojtarësh që fitojnë shifra gjashtëshifrore në javë.

Erling Haaland, për shembull, raportohet se fiton rreth 525,000 funte në javë te Manchester City, shifër të cilën në futbollin botëror e tejkalojnë vetëm Kylian Mbappe dhe Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi norvegjez është bindshëm lojtari më i paguar në Premierligë, përpara Virgil van Dijk dhe Enzo Fernandez, por kush janë lojtarët që i bashkohen atij në një listë gjithëpërfshirëse të futbollistëve më të paguar në çdo klub të elitës angleze?

Për ta sqaruar, kjo listë i referohet sezonit 2026-27 të Premierligës dhe është kontrolluar për herë të fundit në shtator 2026, ndërsa shifrat e pagave janë marrë nga Capology, një uebsajt që ndjek dhe vlerëson pagat e futbollistëve.

Të gjitha pagat në “Capology” janë vlerësime dhe, ndonëse kompania thotë se “përpiqet” të jetë sa më e saktë, ajo nuk ka qasje në kontratat e lojtarëve për konfirmim zyrtar. Kjo faqe do të përditësohet kur të ndryshojnë kontratat ose përbërjet e skuadrave.

Arsenal: Bukayo Saka, 300,000 funte në javë

Saka u bë lojtari më i paguar i Arsenalit në shkurt, pasi nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me vlerë “mbi” 300,000 funte në javë, sipas “BBC”-së.

Aston Villa: Leon Goretzka, 220,000 funte në javë

Goretzka doli menjëherë në krye të listës së pagave të Aston Villas kur iu bashkua klubit si lojtar i lirë nga Bayern Munich në gusht.

Mesfushori me përvojë kaloi përpara përforcimit tjetër të verës, Nicolas Jackson (180,000 funte në javë), pasi nënshkroi një kontratë të raportuar trevjeçare me vlerë 220,000 funte në javë.

Bournemouth: Evanilson, 125,000 funte në javë

Evanilson iu bashkua Bournemouthit nga Porto në verën e vitit 2024 për një shumë rekord për klubin prej 40.2 milionë funtesh. Sipas Capology, ai nënshkroi kontratë pesëvjeçare me vlerë 125,000 funte në javë.

Brentford: Igor Thiago, 110,000 funte në javë

Pas muajsh spekulimesh rreth të ardhmes së tij, Igor Thiago nënshkroi zgjatje të kontratës në shkurt, e cila do ta mbajë te Brentford edhe për pesë vjet. Thuhet se ai fiton 10,000 funte më shumë në javë se përforcimi i verës, Mamadou Sangare.

Brighton: Luka Vuskovic, 100,000 funte në javë

Luka Vuskovic iu bashkua Brightonit nga Tottenham këtë verë për një shumë rekord të klubit prej 46 milionë funtesh. Ai nënshkroi kontratë pesëvjeçare, me mundësi zgjatjeje për një vit tjetër, me vlerë 100,000 funte në javë, sipas “Capology”.

Chelsea: Morgan Rogers, 280,000 funte në javë

Rogers iu bashkua Chelseat nga Aston Villa në korrik për një shumë rekord të klubit prej 117 milionë funtesh. Reprezentuesi i Anglisë fiton 280,000 funte në javë, sipas raportimeve, që janë 30,000 funte më shumë se mesfushori Moises Caicedo.

24-vjeçari nënshkroi kontratë gjashtëvjeçare në “Stamford Bridge”, me mundësi zgjatjeje për një vit tjetër.

Coventry City: Taiwo Awoniyi, 50,000 funte në javë

Në gusht, Awoniyi u largua nga Nottingham Forest për t’iu bashkuar Coventry Cityt, klubit të sapo promovuar, për një shumë të raportuar prej 9 milionë funtesh. “Capology” pretendon se ai fiton 50,000 funte në javë.

Crystal Palace: Jorgen Strand Larsen, 125,000 funte në javë

Crystal Palace përfundoi transferimin e Jorgen Strand Larsen nga Wolves në shkurt për një shumë rekord të klubit prej 48 milionë funtesh. Ai nënshkroi një kontratë të raportuar katërvjeçare e gjysmë në Selhurst Park, me vlerë 125,000 funte në javë.

Everton: Jack Grealish, 225,000 funte në javë

Grealish u rikthye te Evertoni për një tjetër huazim njësezonal nga Manchester City në shtator, me klubin nga Liverpooli që mbulon rreth 225,000 funte të pagës së tij javore.

Fulham: Bernd Leno, 130,000 funte në javë

Leno nënshkroi zgjatje të kontratës me Fulhamin në vitin 2023, e cila raportohet se ka vlerë 130,000 funte në javë.

Sander Berge është i dyti në listën e lojtarëve më të paguar në Craven Cottage, me një pagë javore prej 120,000 funtesh, përpara Alex Iwobit dhe Joachim Andersonit, të cilët fitojnë nga 110,000 funte në javë.

Hull City: Sorba Thomas, 60,000 funte në javë

Reprezentuesi i Uellsit, Thomas, iu bashkua Hullit të sapopromovuar nga Stoke City këtë verë për rreth 7.5 milionë funte, ndërsa me bonuset shuma mund të arrijë afër 10 milionë funteve. Ai nënshkroi kontratë katërvjeçare me një pagë të raportuar prej 60,000 funtesh në javë.

Ipswich Town: Exequiel Palacios, 100,000 funte në javë

Palacios u bë fituesi i parë i Kupës së Botës që iu bashkua Ipswichit në gusht, kur u transferua nga Bayer Leverkusen për një shumë fillestare prej 19.3 milionë funtesh. Ai u bë lojtari më i paguar i klubit, me 100,000 funte në javë.

Leeds United: Dominic Calvert-Lewin, 120,000 funte në javë

Calvert-Lewin u ngjit në krye të listës së pagave të Leedsit pas transferimit në vitin 2025. James Trafford është bashkërisht i dyti në listën e lojtarëve më të paguar në Elland Road, me 100,000 funte në javë, së bashku me mbrojtësin Tarik Muharemovic.

Liverpool: Virgil van Dijk, 350,000 funte në javë

Van Dijk, i cili aktualisht është në vitin e fundit të kontratës së tij në Anfield, fiton 350,000 funte në javë, sipas Capology, pagë që e bën atë një nga lojtarët më të paguar në Premier League.

Manchester City: Erling Haaland, 525,000 funte në

Haaland është lojtari më i paguar në Premier League me diferencë të madhe, duke fituar 175,000 funte më shumë se Van Dijku i përmendur më lart. Ai nënshkroi një kontratë nëntëvjeçare e gjysmë për të qëndruar te City në vitin 2025.

Manchester United: Bruno Fernandes, 320,000 funte në javë

Fernandes, i cili ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës së tij aktuale në Old Trafford, është lojtari më i paguar i Unitedit, përpara Marcus Rashfordit (320,000 funte) dhe Youri Tielemansit (250,000 funte).

Newcastle United: Joelinton, 190,000 funte në javë

Braziliani nënshkroi një kontratë afatgjatë me Newcastle në vitin 2024, me vlerë të raportuar prej 190,000 funtesh në javë. Ai fiton më shumë se Yoanne Wissa (170,000 funte), i cili është lojtari i dytë më i paguar i Newcastle, me 170,000 funte në javë.

Nottingham Forest: Morgan Gibbs-White, 140,000 funte në javë

Pas shumë spekulimeve, Gibbs-White vendosi të ardhmen e tij te Forest verën e kaluar, duke nënshkruar kontratë trevjeçare. Duket se klubi i Premier League bëri gjithçka për ta mbajtur atë në City Ground, duke e bërë lojtarin më të paguar të skuadrës.

Sunderland: Granit Xhaka, 110,000 funte në javë

Sunderland realizoi një nga transferimet më të mëdha të vitit 2025 kur e bindi Granit Xhakën të largohej nga Bayer Leverkusen. Mesfushori nënshkroi kontratë trevjeçare me vlerë 110,000 funte në javë, sipas Capology.

Tottenham: Omar Marmoush, 250,000 funte në javë

Tottenham e transferoi Omar Marmoushin nga Manchester City këtë verë në formë huazimi njësezonal, i cili përfshin detyrimin për ta blerë sulmuesin për 60 milionë funte.

Ai u bë gjithashtu lojtari më i paguar i klubit, duke kaluar Xavi Simons dhe Sandro Tonalin, të cilët të dy raportohet se fitojnë nga 200,000 funte në javë te klubi londinez.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka shpjeguar deklaratën e…