Lëndohet Raphinha, alarm te Barcelona para El Clasicos

29 shtator 2026 | 15:25

Barcelona ka marrë një lajm të keq pak javë para përballjes me Real Madridin në “El Clasico”, që do të zhvillohet më 25 tetor.

Sulmuesi brazilian, Raphinha, ka pësuar lëndim gjatë grumbullimit me Brazilin dhe tani pritet të mësohet shkalla e dëmtimit.

Federata Braziliane e Futbollit ka njoftuar se Raphinha është zëvendësuar pas pjesës së parë në miqësoren ndaj Australisë, për shkak të dhimbjeve në muskulin e kofshës së djathtë.

Raphinha pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore në ditët në vijim, ndërsa mundësia që ai të largohet nga grumbullimi i Brazilit dhe të kthehet te Barcelona mbetet e hapur.

Braziliani është një nga lojtarët kryesorë të Barcelonës këtë sezon, pasi ka shënuar 14 gola në të gjitha garat.

Pas pushimit ndërkombëtar, Barcelona e pret një muaj i ngarkuar, me pesë ndeshje ndaj Getafes, Galatasarayt, Betisit, Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar…