Ursula von der Leyen sot vjen në Kosovë

01 tetor 2026 | 08:31

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jetë sot për vizitë në Kosovë, në kuadër të një turne ballkanik.

Presidentja e KE-së do të pritet në takim nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Takimi do të mbahet në ora 12:30.

Me presidenten e KE-së do të takohet edhe kryeministri Albin Kurti. Takimi ndërmjet Kurtit dhe von der Leyen do të mbahet në ora 13:00.

Pas takimit do të mbahet konferencë për media.

Para vizitës në Kosovë, von der Leyen ishte për vizitë në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit atje, presidentja e KE-së ka kërkuar vijimin dhe zbatimin e plotë të reformave, duke theksuar se Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes.Para vizitës në Kosovë, von der Leyen ishte për vizitë në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit atje, presidentja e KE-së ka kërkuar vijimin dhe zbatimin e plotë të reformave, duke theksuar se Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Asambleja Komunale e Fushë-Kosovës ka miratuar buxhetin e Komunës për…