Ymeri për deklaratën e Kurtit: Kandidati për president është tërhequr, edhe nëse do të kthehej qëndrimi është i njëjtë

01 tetor 2026 | 08:42

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti lidhur me situatën rreth zgjedhjes së presidentit, pasi ky i fundit tha që Bekim Sejdiu vazhdon të jetë i propozuari për president.

Ymeri e ka cilësuar deklaratën e Kurtit si “deklaratë tipike e një njeriu të mbipushtetshëm nga pushteti e të paarsyeshëm”.

“Kandidati është tërhequr, por edhe nëse do të kthehej, qëndrimi është i njëjtë”- tha Ymeri për Kallxo.com.

Ajo ka thënë se nuk është në dijeni për ndonjë qëndrim tjetër të LDK-së apo LVV-së përveç kërkesës që, sipas saj, është refuzuar për votimin e kandidatit të tërhequr.

“Nuk jam e njoftuar për qëndrim tjetër nga LDK-LVV jashtë kërkesës së refuzuar për votim të të lartpërmendurit”- tha Ymeri.

Ymeri më herët kishte deklaruar publikisht se nuk do ta votonte Bekim Sejdiun për president. Bashkë me të ishin rreshtuar edhe pesë deputetë të tjerë të kësaj partie.

Reagimi i Ymerit vjen pasi kryeministri Albin Kurti tha se nga pikëpamja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ekziston një marrëveshje politike që duhet të respektohet, ndërsa mohoi se partia e tij ka aktualisht një emër tjetër për president të Kosovës pos Bekim Sejdiut.

Ymeri më herët kishte deklaruar publikisht se nuk do ta votonte Bekim Sejdiun për president.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar një varg vendimesh për shpronësimin…