Procesi i Berlinit, Konjufca kërkon trajtim të barabartë për të gjitha shtetet e rajonit, ngre shqetësime për shqiptarët e Luginës

01 tetor 2026 | 12:15

Kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në një takim të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Të pranishëm kanë qenë edhe kryediplomati gjerman, Johann Wadephul, dhe komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos.

Konjufca ka thënë se bashkëpunimi rajonal duhet të garantojë trajtim të barabartë për të gjitha shtetet.

“Bashkëpunimi rajonal duhet të garantojë trajtim të barabartë për të gjithë partnerët e WB6, të përmbushë çdo angazhim dhe të mbrojë të drejtat e çdo komuniteti. I njëjti standard duhet të zbatohet edhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës, të cilët vazhdojnë të përballen me pasivizimin, pengesat për njohjen e diplomave dhe nënpërfaqësimin në institucionet shtetërore. Nuk mund të ketë standarde të dyfishta”.

“Republika e Kosovës është gati të përparojë në një rrugë evropiane të bazuar në meritë, me progresin e gjykuar nga rezultatet. Progresi që kemi bërë tani duhet të reflektohet në lëvizje konkrete drejt statusit të kandidatit dhe hapjes së negociatave të pranimit”, ka deklaruar Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Platforma “Liria ka Emër” ka bërë thirrje për pjesëmarrje në…