Përse burgoset pafajësia?
Shkruan: Prof. Agim R. ZOGAJ
Ne luftuam kundër gjenocidit serb, për lirinë tonë!
Të gjitha doktrinat e luftës, e theksojnë qartë një të vërtetë, të pakontestuar, të padiskutuar, të pranuar botërisht lidhur me luftërat për çlirim nga sundimi, pra, luftërat çlirimare dhe, luftërat për pushtim të një territori, populli, pra, luftërat për ta mbajtur të pushtuar një popull, një territor përkatës. Në rastin e luftërave të popullit shqiptar të Kosovës, që nga viti 1912, kur Serbia e pushtoi, e aneksoi territorin e Kosovës, kemi të bëjmë me luftërat e popullit tonë, të Kosovës për tu çliruar nga sundimi, pushtimi i Serbisë. Të gjitha ato beteja, pra, deri te luftëra e popullit tonë, me në krye, të lavdishmen, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishin luftëra për tu çliruar nga sundimi , pushtimi serb, sllav. Ishin luftëra për liri, për të jetuar të lirë në tokën e të parëve tanë, për të ecur si komb drejt prosperitetit, për tu bërë bashkëudhëtar të qytetërimit evro-perëndimor. Prandaj, në të gjitha ato luftëra të popullit të Kosovës, nga viti 1912, në qëndresat heroike kundër pushtimit serb, Kosova e kishte përkahjen morale të qytetërimit evro-perëndimor.
Ndërsa, luftërat e Serbisë, kundër popullit krenar të Kosovës, që nga 1912, ishin luftëra për pushtim të territorit tonë, luftëra koloniale, me qëllim të mbajtjës nën sundim të territorit të Kosovës, sikur edhe të hapësirave etnike shqiptare në Jugollavinë Mbretërore e deri në luftën e Kosovës të viteve 1998/1999. Qeveritë serbe, jugosllave, përdorën dhunën, ushtritë, për të na mbajtur nën pushtim. Ishin pra, siç e njeh dhe i konstaton edhe historia moderne e qytetërimit dhe e popujve evro-perndimor, luftëra pushtuese të Serbisë, e cila, me gjak, me dëbime, spastrim etnik, me vrasje, me gjenocid kishte për qëllim, nënshtrimin e popullit tonë, mbajtjën nën sundim territorin e Kosovës dhe të viseve shqiptare në ish Jugosllavinë mbretërore dhe atë titoiste!
Çlirimtarët ishin, aleat diplomatik dhe ushtarak të NATO-s
Lufta e popullit, përherë, paqëdashës të Kosovës edhe në luftën e viteve 1998-1999, ishte kryengritje mbarëpopullore, e udhëhequr nën drejtimin e Ushtrisë Çlirinmtare të Kosovës, e bijëve dhe e vajzave guximtare, për tu çliruar nga sudimi i Serbisë, për të dalë nga sundimi kolonial një shekullor sllav, serb! Ishte pra, luftë e jona e drejtë, me të gjitha ligjet e doktrinave bashkëkohore të luftërave, sepse, populli ishte ngritur në luftën për çlirim nga sundimi serb dhe jo për pushtim, të asnjë centimetri tokë të shtetit të Serbisë, të popullit të saj! Populli fisnik i Kosovës, përherë paqëdashës, ishte ngritur për lirinë e vetë dhe jo për të sunduar popuj tjerë, pra, as popullin serb, aq më pak, serbët kosovar. Ndaj, qytetërimi evro-perëndimor, shtetet më të fuqishme të Perëndimit, ShBA, të NATO-së, personalitetet e respektuara akademike, filozofë, humanist, medie na dolën në përkrahje morale, shpirtërore dhe ushtarake, për tu çliruar nga sundimi serb, për ta fituar edhe ne të drejtën në liri, sikur edhe popujt e Evropës së bashkuar!
Bota e qytetëruar, shtetet demokratike, e ngritën zërin e tyre kundër barbarisë serbe, kundër gjenocidit serb mbi popullsinë civile shqiptare, sepse, nuk mund të pajtoheshin që, në Evropën demokratike, Serbia fashiste, pushtuese, t’i vriste mbi 14.000 civil shqiptarë, gra, të moshuar, të rinj, ndër ta, 1555 fëmijë. Qytetërimi modern evro-perëndimor e përkrahu fuqishëm, luftën tonë të drejtë, luftën e UÇK-së, për çlirim, liri. Ushtria Çlirimtare e Kosovës e dalë nga shpirti , mendja dhe zemra e popullit liridashës shqiptar, u bë krenaria e jonë dhe u respektua nga bota mbarë demokratike. Prandaj, NATO e pranoi UÇK-në çlirimtare si, aleate diplomatike dhe ushtarake. Pikërisht, çlirimtarët e UÇK-së, të cilët, padrejtësisht po mbahen të syrgjynosur në dhomat e paraburgimit në Hagë, ishin në bashkëpunim të plot ushtarak dhe diplomatik me NATO-në! Bill Clintoni, ndër të tjera, në bisedën telefonike me Hashim Thaçin / 20 qershor 1999/.
Kryeministër i Qeverisë së përkohëshme të Kosovës i kishte thënë: “ Pres me padurim t’ju takoj dhe e admiroj udhëheqjen tuaj”! Është e padrejtë, çlirimtarët, për shkak se Serbia kërkon, të mbahen në paraburgim, për më keq, të dënohen për luftën e drejtë, çlirimtare. Prandaj, populli ynë, i madh e i vogël, është hedhur në protesta, sepse, nuk pranojmë që, pafajësia të burgoset! Ata, çlirimtarët, janë vetë historia e luftës çlirimtare të UÇK-së, historia e lirisë, e shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës. Realisht, pafajësia e çlirimtarëve është pafajësia e popullit tonë, i cili, ka luftuar për çlirim, për liri, për pavarësi, shtetformim! Prandaj, Apeli duhet ta hedhë poshtë Vendimin e padrejtë, të 16 shtatorit 2026 të Trupit Gjykuese të Dhomave të Specializuara! Për çlirimtarët, për popullin e Kosovës, institucionet e shtetit, alternativë tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë!



