Kurti pret në takim Ursula von der Leyen
Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Gjatë ditës, ajo është takuar edhe me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.
Pas takimit me Kurtin, ata së bashku do të mbajnë një konferencë për media.
Von der Leyen po zhvillon aktualisht turneun e saj në Ballkanin Perëndimor, i cili po zgjat nga data 30 shtator deri më 2 tetor 2026. Ky turne fokusohet në hapat e ardhshëm drejt anëtarësimit në BE dhe në zbatimin e Planit të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin.
Ajo dje ka vizituar Shqipërinë. Pas Prishtinës, ajo do të udhëtojë drejt Malit të Zi, ndërsa më pas do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut si dhe Serbinë. Bosnjë dhe Hercegovinën nuk do ta vizitojë për shkak të procesit zgjedhor që po zhvillohet atje.



