Dyshohet se u lëshua nga ajri: Policia jep detaje për mjetin e gjetur sot në Prishtinë

01 tetor 2026 | 21:37

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me mjetin e dyshuar që u gjet të enjten në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.

Në një komunikatë për media, policia ka bërë me dije se mjeti dyshohet se është lëshuar nga ajro.

“Sot, rreth orës 17:00, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, është vërejtur një mjet i dyshuar.

Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë masat e menjëhershme të sigurisë, duke evakuuar qytetarët dhe duke vendosur perimetrin e sigurisë.

Në vendngjarje ka dalë edhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve të Improvizuara Eksploduese, i cili është marrë me trajtimin profesional, të sigurt dhe të kontrolluar të mjetit të dyshuar (i cili dyshohet se është lëshuar nga ajri), duke evituar çdo rrezik të mundshëm për qytetarët dhe banorët e asaj zone”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shkruan: Bardhyl Mahmuti  Më vjen për të pështirë kur dëgjoj…