Mbledhjet e LPK-së, Fatmir Brajshori mohon konfliktin Thaçi-Allaqi: “Thaçi nuk ka ditur ta fyejë askënd”

01 tetor 2026 | 23:05

Anëtari i LPK-së, Fatmir Brajshori, ka kundërshtuar pretendimet se ndërmjet Hashim Thaçit dhe Behajdin Allaqit ka pasur konflikt, duke thënë se në mbledhjet e LPK-së ka pasur debate dhe polemika, por jo konflikte.

Duke folur në Debat Plus, Brajshori ka bërë dallimin mes debatit, polemikës dhe konfliktit, duke thënë se në LPK ka pasur demokraci të brendshme dhe diskutime të shumta.

“Nuk ka pas. Duhet të sqarohen disa gjëra. Tjetër është konflikti, tjetër është debati dhe polemika. Në mbledhjet e LPK-së, se ka pas demokraci të brendshme, ne kemi pas gjithmonë debate, polemika, por as edhe njëherë konflikte. Asnjëherë nuk ka pas konflikte”, ka deklaruar Brajshori.

Ai ka thënë se LPK-ja, në njëfarë forme, kishte funksionuar edhe si një hapësirë ku zhvilloheshin diskutime dhe debate të brendshme.

“Unë them që LPK-ja në njëfarë forme ka qenë një lloj akademie”, ka thënë ai.

Brajshori ka mohuar në mënyrë të drejtpërdrejtë se ka pasur konflikt ndërmjet Thaçit dhe Allaqit.

“Nuk ka pas konflikt mes Thaçit dhe Allaqit as edhe njëherë”, është shprehur ai.

Sipas Brajshorit, Thaçi në mbledhjet e LPK-së ishte ndër anëtarët më të matur dhe më të qetë.

“E them me bindje të plotë që Thaçi ka qenë më i urti dhe më i maturi në mbledhjet tona, nuk ka ditur ta fyejë askënd”, ka deklaruar Brajshori.

Deklarata e tij vjen në kuadër të diskutimeve rreth gjetjeve të Dhomave të Specializuara të Kosovës në aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku gjykata ka trajtuar edhe marrëdhëniet ndërmjet Thaçit, Azem Sylës dhe Behajdin Allaqit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kosova nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj…