Aktgjykimi i Hagës, Behrami kritikon ndërkombëtarët: UÇK-ja përmendet 114 herë, përgjegjësia individuale vetëm dy herë
02 tetor 2026
| 11:20
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar lidhur me përmbajtjen e një aktgjykimi, duke kritikuar atë që ai e cilëson si “standarde të dyfishta” nga miqtë ndërkombëtarë të Kosovës.
Përmes një postimi në “Facebook”, Behrami ka deklaruar se në përmbledhjen prej 39 faqesh të aktgjykimit, fjala “UÇK” përmendet mbi 114 herë, ndërsa shprehja “përgjegjësi individuale” vetëm dy herë.
“Dhe megjithatë, miqtë tanë ndërkombëtarë po na thonë se bëhet fjalë vetëm për krime individuale. Për besë, marre”, ka shkruar Behrami.



