EULEX-i: Sundimi i ligjit dhe mbështetja e institucioneve të Kosovës, në thelb të punës sonë
02 tetor 2026
| 11:25
Fuqizimi i sundimit të ligjit dhe mbështetja e institucioneve të Kosovës janë në thelb të punës së EULEX-it.
Kështu është vlerësuar të enjten gjatë takimit mes shefit të EULEX-it, Antero Lopes, dhe ambasadorit të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Gjatë takimit, Lopes e ka falënderuar gjithashtu ambasadorin Antonini për kontributin e rëndësishëm të Italisë 🇮🇹 në mbështetje të Misionit.



