Mbyllet përkohësisht rruga “Dardania” në Fushë-Kosovë
04 tetor 2026
| 08:09
Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar qytetarët se rruga “Dardania” do të mbyllet plotësisht për qarkullimin e automjeteve për shkak të punimeve që do të zhvillohen në këtë zonë.
Sipas njoftimit të komunës, rruga do të jetë e mbyllur nga 6 deri më 15 tetor 2026.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët nuk do të kenë mundësi të qasen në parkingjet nëntokësore që ndodhen në këtë pjesë.
Komuna ka kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët gjatë realizimit të punimeve, të cilat, sipas saj, synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve në këtë zonë.



