Haxhiu kundërshton mocionin e PDK-së: Takohuni dhe merruni vesh për presidentin

05 tetor 2026 | 14:06

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka kundërshtuar mocionin e PDK-së për shmangien e afateve procedurale për shqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se deputetët duhet të përqendrohen në gjetjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit, ka raportuar “Ekonomia Online”.

Haxhiu ka thënë se me kryetarët e partive politike është diskutuar që fillimisht të zhvillohet një takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, e më pas të vazhdohet me votimin në lexim të dytë të projektligjit.

“Vini dhe ndryshoni qëndrimin. Unë ju inkurajoj që, për shkak pikërisht të urgjencës që kemi, sensitivitetit, të rëndjeshmërisë pas vendimit të 6 shtatorit, është shumë e rëndësishme që të jemi bashkë dhe t’i japim vendit president, sepse ne mund ta hartojmë ligjin. Por ata atje, nëse ne shkojmë të zgjedhim, mbesim vetëm. Prandaj unë sot ju ftoj, edhe si kryetare e Kuvendit, edhe si ushtruese e detyrës së presidentes, takohuni, merruni vesh dhe ejani në seancë. Nuk ka më të rëndësishme, po e përsëris, se presidenti, jo për shkak të emrit të përveçëm, por nuk mund ta çojmë vendin në zgjedhje për herë të dytë për shkak të presidentit. Është papërgjegjësi, është moskokëçarje në raport me përgjegjësitë që i kemi para qytetarëve të Republikës së Kosovës. Pra, ju lutem, që të veproni në përputhje me përgjegjësinë. Nuk keni pasur të drejtë të ndërhyni në këtë seancë për shkak të respektit, kur ata fjalën e thanë që po ju kërkojnë”, ka thënë ajo.

Haxhiu u ka bërë thirrje kryetarëve të partive politike që të takohen dhe të gjejnë një zgjidhje për situatën politike.

“Po ju kërkoj, me respektin më të madh, takohuni. Nuk ka asnjë nevojë që të mos kemi takime ndërmjet kryetarëve të partive politike. Jam shumë optimiste që mund ta gjejmë një zgjidhje, me të drejtë, mirëpo nuk është në rregull që të përdorni situatën aktuale, të luani me ndjenjat e protestuesve jashtë Kuvendit dhe të bëni propozime të tilla për sa kohë nuk keni asnjë nevojë. Sepse këtu jemi edhe sot, deri vonë do të jemi ca pa nevojë, e kemi edhe nesër”, ka thënë ajo.

Kryetarja e Kuvendit ka kërkuar nga PDK-ja të tërhiqet nga mocioni, duke thënë se çështja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet të shihet si pronësi e një partie politike.

“Absolutisht asnjë nevojë nuk e keni për një gjë të tillë. Prandaj ju lutem që të silleni me përgjegjësi më të lartë në raport me situatën. Mos i vendosni as deputetët e Kuvendit në një situatë të tillë. Gjë që nuk mund ta mbrojë vetëm PDK-ja. Gjë që është e popullit të Kosovës. Gjë që ka edhe vendvendosje edhe në PDK, edhe në LDK, edhe në AK, edhe të tjerë që janë në këtë sallë. S’keni nevojë të keni pronësi mbi UÇK-në. Prandaj ju lutem që të tërhiqeni nga ky propozim. Unë mund fare të mos e hedh në votim, sepse keni ndërhyrë brutalisht në çështjen e pikave 3 mbi ditës, pra në këtë 3 vite, por për shkak të respektit, kur ata e kanë fjalën, që ta thoni atë që po dëshironi me dëgjuar të gjithë”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka propozuar shmangien nga afatet…