PDK-ja del sërish nga salla plenare

05 tetor 2026 | 14:16

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë sërish nga salla plenare e Kuvendit.

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur nga gazetarët nëse po shkon në takimin e paralajmëruar me kryeministrin Albin Kurti, por nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

Ndërkaq, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka kundërshtuar mocionin e PDK-së për shmangien e afateve procedurale për shqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ajo ka thënë se deputetët duhet të përqendrohen në gjetjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
“Kosovo Elevator Market” L.L.C. me nr. Unik Identifikues: 812159730 shpall…