Rregullimi i kalimit hekurudhor lehtëson ndjeshëm qasjen në Aeroportin “Adem Jashari”
Udhëtimi drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” tashmë është shumë më i lehtë dhe më i shpejtë. Pas rregullimit të pjesës hekurudhore në afërsi të aeroportit, udhëtarët që frekuentojnë këtë rrugë shprehen të kënaqur me përmirësimin e qarkullimit.
Qytetarët vlerësojnë se pas ndërhyrjes së institucioneve dhe kompanive përgjegjëse, janë eliminuar vështirësitë që më herët shkaktonin ngadalësim dhe pritje në këtë segment rrugor. Tash, sipas tyre, qarkullimi është shumë më i rrjedhshëm dhe udhëtimi drejt aeroportit bëhet pa tollovi dhe pa vonesa të panevojshme.
“Është një lehtësim i madh që më në fund është rregulluar kjo pjesë e rrugës. Tani kalojmë shumë më shpejt dhe nuk kemi më pritjet dhe ngadalësimet që i kemi pasur më herët”, shprehen disa prej udhëtarëve që përdorin këtë rrugë.
Përmirësimi i këtij segmenti është mirëpritur veçanërisht nga udhëtarët që kanë fluturime dhe duhet të arrijnë në aeroport në kohë. Ata theksojnë se qarkullimi më i mirë u jep më shumë siguri dhe ua lehtëson ndjeshëm rrugëtimin drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Rregullimi i këtij segmenti përbën një përmirësim të rëndësishëm për qarkullimin dhe sigurinë rrugore, duke e bërë qasjen në aeroport më të shpejtë, më të lehtë dhe më komode për të gjithë udhëtarët.




