Nderohen dëshmorët e rënë në Morinë
05 tetor 2026
| 16:44
Në Morinë të Gjakovës janë vendosur pllakat përkujtimore në vendin ku më 7 korrik 1998 ranë dëshmorët e kombit, në përballje me forcat ushtarako-policore serbe. Pllakat përkujtimore janë vendosur nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, në shenjë kujtimi dhe nderimi për të rënët në këtë betejë. Në pllakat përkujtimore janë të skalitur emrat e pesë ushtarëve që ranë në Morinë më 7 korrik 1998: Arben Ukshini, Nezir Elezaj, Sylejman Avdyli, Blerim Ukshini dhe Imer Bytyqi.
Vendosja e pllakave përkujtimore synon ruajtjen e kujtimit për të rënët dhe dokumentimin e ngjarjeve të luftës, në vendin ku ata dhanë jetën.




