Nagavci largohet me vrap, momenti kur deputetët e VV-së lënë Kuvendin në praninë e dhjetëra policëve specialë
05 tetor 2026
| 21:38
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, është parë duke u larguar me vrap nga ambientet e Kuvendit të Kosovës, pasi protestuesit kanë bllokuar hyrjen e Kuvendit dhe rrjedhimisht shumë deputetë të LVV-së kanë mbetur të “mbyllur” brenda.
Kamera e T7 e ka kapur momentin kur Nagavci po lëshon ambientet e Kuvendit, derisa protesta po vazhdon.
Protestuesit po kërkojnë kalimin e ligjit për Gjykatën Speciale.



