Rita Ora ndan momentin kur Justina Shiroka-Pula betohet si presidente
07 tetor 2026
| 15:51
Rita Ora duket se po i ndjek nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë.
Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare ka shpërndarë në Instagram momentin kur Justina Shiroka-Pula u betua në detyrën e presidentes.
Kjo nuk është hera e parë që Rita Ora reagon ndaj zhvillimeve në Kosovë. Ajo ka ndarë edhe më herët momente të rëndësishme nga vendi, ndërsa më 16 shtator reagoi në mbështetje të UÇK-së, në ditën kur ish-krerët e saj u dënuan në Hagë.
Videon e betimit të Shiroka-Pulës, Rita Ora e ka shpërndarë pa asnjë mbishkrim. Kësaj here, pamjet kanë folur vetë.




