Jehona e Malësisë uron Presidenten Justina Shiroka-Pula/ Berishaj: Interesi shtetëror mbi përllogaritjet partiake

07 tetor 2026 | 19:54

Kryetari i shoqatës “Jehona e Malësisë”, Zef Berishaj, ka përshëndetur zhvillimet e fundit politike në Republikën e Kosovës dhe ka uruar Prof. Dr. Justina Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës së Presidentes së Republikës.

Në mesazhin e tij, Berishaj i vlerëson zhvillimet e mbrëmjes si një dëshmi të përgjegjësisë institucionale dhe të dialogut politik, duke theksuar rëndësinë e kapërcimit të krizës përmes marrëveshjes politike dhe ruajtjes së qëndrueshmërisë institucionale.

Sipas tij, vendosja e interesit shtetëror mbi përllogaritjet partiake dhe shmangia e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare përbëjnë një moment që duhet të shërbejë si nxitje për bashkëpunim politik dhe institucional.

Berishaj ka vënë në pah edhe rëndësinë e respektimit të sakrificës historike mbi të cilën është ndërtuar liria dhe shtetësia e Kosovës, si dhe të rolit të aleatëve ndërkombëtarë në çlirimin e vendit.
Në urimin drejtuar Presidentes së re, ai shprehet:

“E nderuara Presidente, Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula, ju përcjell urimet e mia të përzemërta për marrjen e detyrës së lartë shtetërore. Ju uroj që, me urtësi, integritet dhe përkushtim, të kontribuoni në forcimin e institucioneve, në kultivimin e unitetit qytetar dhe në përfaqësimin dinjitoz të Republikës së Kosovës.”

Në përfundim, Kryetari i shoqatës “Jehona e Malësisë” ka uruar Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj, duke shprehur dëshirën që ky moment të shërbejë si një mundësi për bashkëpunim të qëndrueshëm dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt e më të begatë për brezat e rinj.
Zef Berishaj

Kryetar i shoqatës “Jehona e Malësisë”Zef Berishaj uron Presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

Ja postimi plotë:

Zhvillimet e kësaj mbrëmjeje në Republikën e Kosovës përbëjnë një dëshmi të pjekurisë politike dhe të vetëdijes institucionale të përfaqësuesve të saj. Kapërcimi i krizës përmes marrëveshjes politike, shmangia e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe zgjedhja e Prof. Dr. Justina Shiroka-Pulës, Kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në detyrën e Presidentes, shprehin aftësinë për ta vendosur interesin shtetëror mbi përllogaritjet partiake.

Qëndrueshmëria institucionale dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve janë parakushte të konsolidimit demokratik dhe të zhvillimit afatgjatë të vendit. Në këtë kuptim, dialogu dhe bashkëpunimi politik duhet të udhëhiqen nga një vizion i përbashkët për të ardhmen e Kosovës, duke respektuar sakrificën historike mbi të cilën u ndërtuan liria dhe shtetësia e saj. Kujtesa e kësaj sakrifice dhe vlerësimi i rolit të aleatëve në çlirimin e vendit mbeten pjesë e pandashme e përgjegjësisë sonë kombëtare.

E nderuara Presidente, Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula, ju përcjell urimet e mia të përzemërta për marrjen e detyrës së lartë shtetërore. Ju uroj që, me urtësi, integritet dhe përkushtim, të kontribuoni në forcimin e institucioneve, në kultivimin e unitetit qytetar dhe në përfaqësimin dinjitoz të Republikës së Kosovës.

Urime Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj! Le të shërbejë ky moment si një nxitje për bashkëpunim të qëndrueshëm dhe për një angazhim të përbashkët në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt e më të begatë për brezat e rinj.

Kryetar i shoqatës “Jehona e Malësisë”,
Zef Berishaj

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka bërë me dije se…