Më 11 tetor, protestë në Lörrach në mbështetje të krerëve të UÇK-së në Hagë
Në kuadër të protestave që po organizohen në vende të ndryshme të Evropës dhe më gjerë, edhe në Lörrach do të mbahet një protestë në mbështetje të krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.
Protesta, e cila do të zhvillohet nën moton “Jo në emrin tim”, do të mbahet më 11 tetor 2026, në Marktplatz, Lörrach, duke filluar nga ora 15:00.
Sipas njoftimit të organizatorëve, protesta do të jetë paqësore dhe ka për qëllim shprehjen e mbështetjes dhe solidaritetit me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. “Ftohen të gjithë bashkatdhetarët që të marrin pjesë në protestën paqësore në mbështetje të çlirimtarëve të UÇK-së në Hagë”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Organizatorët u bëjnë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që t’i bashkohen protestës, me qëllim që, siç thuhet, të dëshmohet uniteti dhe solidariteti i komunitetit shqiptar.
Për informata dhe kontakt:
Tahir Çitaku
Nezir Gashi




