Bllokimi i minatorëve, deputeti Ramadani: Duhet të ketë përgjegjësi nga Qeveria

08 tetor 2026 | 10:15

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar përgjegjësi për rastin e ngujimit të minatorëve të Trepçës.

Pas disa orëve të qëndrimit në horizontin e 11-të të minierës në Stantërg, 63 minatorët kanë arritur të dalin nëpër rrugët emergjente, pasi ata ishin bllokuar si pasojë e një defekti me energjinë elektrike.

“I lumtur që 63 minatorët shpëtuan. Do të kërkoj përgjegjësi nga Qeveria. Kjo nuk ishte hera e parë që minatorëve tanë – krenarisë së nëntokës së Kosovës – u ndodh të ngujohen në qindra metra thellësi. Problemi me energji elektrike nuk duhet të trajtohet si problem teknik. Asessi. Përgjegjësi duhet të ketë!”, ka shkruar Ramadani në ‘Facebook’.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Mevlude Pllana B.I. shpall të pavlefshme Certifikatën e TVSH-së me…