Talenti 16-vjeçar i Arsenalit tashmë me tri rekorde Guinness
Max Dowman vazhdon të shkruajë histori në moshën vetëm 16-vjeçare. Talenti i Arsenalit është nderuar me tri certifikata zyrtare të Guinness World Records, pas sezonit të jashtëzakonshëm me klubin londinez.
Dowman mban rekordet si:
Lojtari më i ri që ka fituar Premier League, në moshën 16 vjeç e 144 ditë.
Golashënuesi më i ri në historinë e Premier League, në moshën 16 vjeç e 73 ditë.
Lojtari më i ri që ka luajtur në Champions League, në moshën 15 vjeç e 308 ditë.
Rekordin në Champions League, Dowman e ka vendosur më 4 nëntor 2025, kur ka hyrë në fushë ndaj Slavia Pragës në fitoren 3-0 të Arsenalit.
Ai mbetet i vetmi 15-vjeçar që ka luajtur në kompeticionin elitar evropian.
Në mars të këtij viti, ai ka shënuar kundër Evertonit në fitoren 2-0 dhe është bërë golashënuesi më i ri në historinë e Premier League, në moshën 16 vjeç e 73 ditë.
Më pas, pasi Arsenali ka fituar titullin, Dowman është bërë edhe futbollisti më i ri që ka fituar kampionatin anglez, në moshën 16 vjeç e 144 ditë.
Përveç certifikatave, Dowman është përfshirë edhe në “Class of ’27” të edicionit të ri të Guinness World Records për futbollin, së bashku me yje si Lamine Yamal, Jude Bellingham, Erling Haaland, Cole Palmer dhe Kylian Mbappé.
Në moshën 16-vjeçare, Dowman tashmë është një nga talentet më të veçantë të futbollit botëror.



