“Gjykata Speciale bëri dallavere me fatin e çlirimtarëve”

09 tetor 2026 | 07:36

Avokati Skënder Musa ka thënë që asnjë jurist nuk e ka pritur që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të gjykoheshin nga “një person i cili ka deklaruar sipas kolegëve të tij që kanë punuar në EULEX se shqiptarët janë kafshë të egra dhe do të zbuten”.

“Asnjë një jurist nuk e ka pritur dhe as qytetarët e Kosovës që kryetari i trupit të gjykues kundër Hashim Thaçit dhe tre liderëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të jetë një person i cili ka deklaruar sipas kolegëve të tij që kanë punuar në EULEX se shqiptarët janë kafshë të egra dhe do të zbuten”, ka tënë Musa në Edicionin Special të Klan Kosovës.

Duke iu referuar rolit të personave të përfshirë në këtë proces dhe pritshmërive që ekzistonin në kohën e themelimit të gjykatës, Musa ka ngritur pikëpyetje mbi pavarësinë, objektivitetin dhe mënyrën e trajtimit të rasteve që lidhen me ish-pjesëtarët e UÇK-së.

“Nuk kemi pritur që pikërisht ky person siç ka thënë prokurorja e EULEX-it e ka dërguar komplet dosjen e personave që kanë qenë në UÇK në Beograd dhe do të jetë kryetar për t’i gjykuar këta persona”.

“Në kohën e bartjes së ndryshimeve kushtetuese dhe nxjerrjes së ligjit për dhomat e specializuara, politikanët e Kosovës, deputetë e Kosovës që janë përfaqësues të popullit të Kosovës kanë besuar se po krijojnë një gjykatë të pavarur, objektive dhe të që do të vendosë në mënyrë meritore në bazë të provave fakteve duke zbatuar ligjin drejt dhe në mënyrë objektive. Ndërkaq ndodhi e kundërta”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka paralajmëruar të enjten…