Maliqi i bën thirrje presidentes Shiroka-Pula të ndjekë kurs konsensual

09 tetor 2026 | 11:28

Politologu Agon Maliqi i ka bërë thirrje presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, që të ndjekë një kurs politik konsensual dhe të ketë kujdes ndaj presioneve politike që mund të përballet gjatë ditëve në vijim.

Në një postim në “Facebook”, Maliqi ka thënë se presidentja mund ta ketë shoqërinë civile dhe mediat si aleatët e saj më të natyrshëm.

Ai ka theksuar se prioritetet duhet të jenë ndërtimi i konsensusit të brendshëm politik për temat strategjike, përfshirë çështjen e Hagës, integrimet dhe dialogun me komunitetet joshumicë, si dhe mbrojtja e hapësirës demokratike dhe institucioneve të pavarura nga interesat korruptive.

Sipas Maliqit, një presidencë e hapur ndaj gjithë spektrit politik dhe shoqërisë civile mund të ndihmojë Kosovën të dalë nga cikli i polarizimit politik.

“Me një presidencë të vërtetë konsensuale dhe të hapur ndaj gjithë spektrit politik dhe shoqërisë civile, e kemi një mundësi të daljes nga cikli i politikës polarizuese dhe vetëshkatërruese. Çfarëdo kursi tjetër i presidencës e zhyt Kosovën edhe më thellë në kaos”, ka shkruar Maliqi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se Kosova e…