Mickoski: Ali Ahmeti është politikan me përvojë, por nuk jemi takuar prej vitesh
09 tetor 2026
| 11:33
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka thënë se prej vitesh nuk ka zhvilluar bisedë me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.
Në një intervistë për televizionin “Alsat”, Mickoski ka konfirmuar se nuk është takuar kohët e fundit me Ahmetin dhe se nuk kanë komunikuar prej vitesh.
I pyetur se kur janë takuar për herë të fundit, Mickoski ka thënë se janë parë rastësisht në Kuvend, gjatë seancave kur deputetët kanë parashtruar pyetje.
Ai ka sqaruar se vlerësimi i tij për Ahmetin si politikan me përvojë lidhet me faktin se ai ka kaluar disa dekada në politikë.
I pyetur nëse ka pasur komunikime me kreun e BDI-së, Mickoski është përgjigjur shkurt: “Jo”.



