Agim Ademi pret në takim nënkryetarin e FSHFGj-së, dhe kryetarin e Kosova Regensburgut

09 tetor 2026 | 16:02

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi priti sot në takim nënkryetarin e FSHFGj-së, Shqiptar Gubetinin.

Gubetini, i cili është po ashtu edhe kryetar i klubit kosovar në Gjermani, Kosova Regensburg i dha madje edhe fanellën e klubit të parit të FFK-së.

“Sot pata nderin dhe kënaqësinë ta pres Shqiptar Gubetinin, nënkryetar të FSHFGj-së dhe njëkohësisht kryetar të klubit FC Kosova Regensburg, veprimtar dhe kontribuues të çmuar në futbollin e mërgatës sonë. Gjatë këtij takimi, e falënderova përzemërsisht për punën, angazhimin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm në zhvillimin e futbollit shqiptar në diasporë. Mërgata jonë ka qenë gjithmonë e gatshme t’i dalë në ndihmë atdheut, sa herë që shteti ynë ka pasur nevojë. Në çdo periudhë historike, bashkatdhetarët tanë kanë qenë një nga shtyllat më të fuqishme të vendit tonë, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shumë fusha, përfshirë edhe futbollin”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shkruan: Hanife Salihu Pas miratimit të ligjit në Kuvendin e…