Raportohet për një grua të vrarë në Gjilan dhe një person tjetër të plagosur
09 tetor 2026
| 16:22
Një grua dyshohet se është vrarë dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët, në komunën e Gjilanit, raportojnë mediat lokale.
Sipas informacioneve fillestare të siguruara në terren nga “Radio Star”, gruaja dyshohet se është qëlluar me armë zjarri derisa ndodhej në një veturë, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur nga kjo ngjarje.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e emergjencës dhe Policia e Kosovës, siç shihet në pamjet e publikuara nga ky medium.



