Haxhiu reagon pas tragjedisë në Gjilan: Pres nga institucionet zbardhjen e plotë të rastit

09 tetor 2026 | 19:03

Kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Livoç të Gjilanit që tronditi opinionin publik në Kosovë, ku mbetën të vrarë dy persona dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook tha se pret që të zbardhen rrethanat e rastit nga institucionet përgjegjëse, teksa familjarëve të viktimave u shprehu ngushëllime.

“Më tronditi lajmi për vrasjen e një gruaje dhe një burri në Livoç të Ulët të Gjilanit, si dhe plagosjen e një personi tjetër. Dy jetë të humbura dhunshëm dhe familje që sot po përballen me një dhimbje të madhe. Familjeve të viktimave u shpreh ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa të plagosurit i uroj shërim të shpejtë dhe të plotë.Pres nga institucionet përgjegjëse që të zhvillojnë një hetim të plotë, të paanshëm dhe profesional, në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e këtij krimi dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Në këto momente të rënda, familjeve të prekura duhet t’u ofrohet gjithë mbështetja e nevojshme, duke respektuar privatësinë dhe dinjitetin e tyre”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ambasada amerikane në Prishtinë ka mirëpritur zgjedhjen e Justinа Shiroka…