I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjilan është biznesmen i njohur
09 tetor 2026
| 19:09
Valon Ramushi dyshohet se qëndron prapa vrasjes së dyfishtë që ndodhi sot në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku mbetën të vrarë bashkëshortja e tij, Nafije Bogujevci, dhe vëllai i saj, Egzon Bogujevci.
I dyshuari tashmë është vetëdorëzuar në polici, ndërsa në rrethinën ku jeton njihet si sipërmarrës. Ai ka në pronësi një lagje në Makresh, si dhe biznesin “Loni Therm”.
Sipas raportit zyrtar të Policisë, Egzon Bogujevci u vra brenda një veture. Me të njëjtën armë, i dyshuari dyshohet se qëlloi edhe ndaj bashkëshortes së tij, Nafijes, e cila u dërgua pa shenja jete në Emergjencën e Gjilanit.




