Aksident në Parallovë të Gjilanit, 11 persona të lënduar nga përplasja e katër automjeteve

09 tetor 2026 | 21:39

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Parallovë, në aksin rrugor Gjilan–Prishtinë, ku janë përfshirë katër automjete.

Si pasojë e aksidentit, 11 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Valon Osmani, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur më 9 tetor 2026, rreth orës 18:00.

Përveç lëndimeve trupore, në aksident janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Ndërkohë, hetuesit policorë të trafikut janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka shprehur ngushëllime për…