HISTORIKE, MOTRA E NËNË TEREZËS DHE E NËNËS SË UÇK-SË, NËNË STANËS, PRESIDENTE E KOSOVËS

09 tetor 2026 | 23:34


Ismet Sylejmani

Ngjarje historike, Justina Simon Shiroka-Pula, motra e Nënë Terezës së globit dhe e Nënë Terezës së UÇK-së, Stanë Pjetër Gashit, është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës!

Nga humanizmi mbinjerëzor i Nënë Terezës, që përqafoi botën, te përkushtimi sublim i Stanë Pjetër Gashit, Nënë Terezës së UÇK-së, memoria kombëtare ruan shembuj të çmuar të dashurisë dhe të shërbimit historik të gruas shqiptare në përgjithësi dhe të asaj shqiptare katolike të Kosovës në veçanti!

Kosova themelet e saja i ka mbi gjakun e Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit, mbi luftën çlirimtare të UÇK-së e të ndihmës dhe përkrahjes nga aleati ynë i madh SHBA, prandaj Kosova meriton këtë Presidente origjinale shqiptare, e cila e nderon këtë trashëgimi të madhe historike, përmes punës, drejtësisë dhe mbrojtjes së interesit të Kosovës në arenen kombëtare e ndërkombëtare!

Është historike që Kosova për Presidente ka zgjedhur motrën e Nënë Terezës dhe të Nënës së UÇK-së, Stanë Pjetër Gashit, Akademiken shqiptare Justina Simon Shiroka-Pula!

Urojmë dhe shpresojmë se niveli akademik i Presidentes do t’i shërbejë përparimit të Kosovës, bashkimit të qytetarëve, forcimit të shtetit dhe të miqësive të tij me Europën dhe në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Paraqitja në arenen ndërkombëtare e Presidentes Justina Simon Shiroka-Pula, shpresojme se do të jete spektakulare dhe e admirueshme, do të përkrahet e mirëpritet nga bota euroatlantike!

Do të dëshmohet se Kosova është me fat që e ka për Presidente shqiptaren origjinale Justina Simon Shiroka-Pulen!

Prishtinë, 9 Tetor 2026!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e…