Lutfi Haziri: 16 shtatori e ndryshoi Kosovën, shpresën e krijoi Çlirim Haziri

10 tetor 2026 | 11:01

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se 16 shtatori ka shënuar një ndryshim në skenën politike të Kosovës, duke vlerësuar se mobilizimi është nxitur nga një person, Çlirim Haziri.

Ai tha se shpresa e krijuar pas kësaj date nuk erdhi nga PDK-ja apo partitë politike, por nga organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, emri i të cilit, sipas tij bashkoi të rinjtë, veteranët dhe eksponentë të partive të ndryshme politike në Prishtinë.

“Ajo që e ka ndryshuar Kosovën është 16 shtatori, Kosova nuk është më e njëjta. Unë besoj se këtë shpresë nuk e ka shkaktuar PDK-ja e as partitë politike, por një djalë që e ka emrin Çlirim Haziri, përmes emrit të të cilit u mblodhën të rinjtë në Prishtinë, u mblodhën veteranët dhe më pas edhe eksponentë të partive të ndryshme politike”, u shpreh Haziri në “Blic Interview me Astrit Gashin”.Haziri foli edhe për ndikimin që këto zhvillime mund të kenë në raportin e kryeministrit Albin Kurti me të rinjtë dhe me mobilizimin përmes protestave apo tubimeve në rrugë.

“Çfarëdo që ka ndodhur në këtë frymë që u ndërtua, Kurtit i ka demonstruar diçka, që nuk e ka më atë armë që e ka pasur para 16 shtatorit. Arma më e madhe e tij ka qenë grupmoshat e reja dhe manifestimi përmes rrugës”, deklaroi Haziri.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministria e Financave e Republikës së Kosovës ka organizuar konferencën…