Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

10 tetor 2026 | 14:20

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar me kritikat ndaj presidentes Shiroka-Pula, duke thënë se, të paktën gjatë kësaj presidence, nuk do të shahemi e as të linçohemi nga burrat e presidenteve. Me këtë, ajo iu referua veprimeve të Prindon Sadriut dhe Alban Krasniqit gjatë presidencës së Vjosa Osmanit dhe kohës kur Albulena Haxhiu ishte ushtruese e detyrës së presidentes.

“Një gjë e kemi të sigurt gjatë këtij mandati: deputetët nuk do të shahen, nuk do të linçohen e as nuk do të kërcënohen nga burri i presidentes, siç ka ndodhur paraprakisht nga Prindon Sadriu e Alban Krasniqi”, ka shkruar Ganimete Musliu.

Jo rrallëherë, Sadriu dhe Krasniqi kanë linçuar gazetarët dhe personat që kanë qenë kritikë ndaj punës së bashkëshorteve të tyre presidente, ndonëse duhet theksuar se Albulena Haxhiu vetëm e ka ushtruar postin e presidentes.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shkruan: Besnik Tahiri  Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të…