Agim Ademi viziton fabrikën e ujit “Mokne” në Istog
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka vizituar sot fabrikën e ujit “Mokne” në Istog, partnerin dhe ujin zyrtar të Kombëtares së Kosovës.
Përmes një postimi, Ademi ka vlerësuar investimet në këtë fabrikë, e cila është e pajisur me teknologji të avancuar dhe standarde të larta të prodhimit.
Ai ka theksuar se fabrika përfaqëson potencialin e prodhimit vendor dhe përkushtimin për cilësi, inovacion dhe zhvillim ekonomik.
Sipas Ademit, bashkëpunimi ndërmjet FFK-së dhe “Mokne” tejkalon aspektin komercial, duke përfaqësuar vlerat e përbashkëta, krenarinë për vendin dhe përkushtimin për sukses.
Në fund, presidenti i FFK-së ka shprehur mirënjohje për drejtuesit e fabrikës për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kombëtares së Kosovës.




