Uragani Isaias godet ShBA-në

11 tetor 2026 | 08:27

Katër persona kanë humbur jetën pasi uragani Isaias goditi disa zona të jugut të Shteteve të Bashkuara me erëra të fuqishme dhe reshje të dendura shiu. Si pasojë e stuhisë, rreth 500 mijë persona mbetën pa energji elektrike.

Sipas autoriteteve, nga dy viktima janë raportuar në Alabama dhe Florida. Disa prej tyre humbën jetën pasi pemët u rrëzuan mbi shtëpitë e tyre.

Uragani arriti në Florida të premten në mbrëmje, me erëra që arrinin shpejtësinë deri në 168 kilometra në orë. Më pas, stuhia u dobësua dhe u riklasifikua si ciklon post-tropikal, raporton BBC.

Stuhia shkaktoi dëme të shumta, duke rrëzuar pemë dhe duke dëmtuar çatitë e ndërtesave. Para mbërritjes së saj, autoritetet në Alabama, Florida dhe Georgia shpallën gjendje të jashtëzakonshme. Në disa zona të Floridës dhe Alabamës u urdhërua edhe evakuimi i detyrueshëm i mijëra banorëve.

Ndërkohë, në Oqeanin Paqësor, uragani Simon është forcuar në kategorinë e katërt dhe po i afrohet bregdetit të Meksikës. Gjithashtu, stuhia tropikale Rachel pritet të ndikojë në pjesën jugore të Kalifornisë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Izraeli po ndryshon rrënjësisht doktrinën e tij të sigurisë, duke…